Lajme
Marlboro të kuqe e shpuzore në ambient të mbyllur- Ligji nuk respektohet nga Ali Ahmeti

Për ligjin kundër duhanit në hapësira të mbyllura nuk dëshiron të ia dijë pothuajse askush. “Ultimatumi” i ministrit Faton Peci nuk po respektohet nga shumica e lokaleve në vend, por,…
Për ligjin kundër duhanit në hapësira të mbyllura nuk dëshiron të ia dijë pothuajse askush. “Ultimatumi” i ministrit Faton Peci nuk po respektohet nga shumica e lokaleve në vend, por, as nga figura politike.
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti i papenguar nga askush po tymos duhanin në ambient të mbyllur. Saktësisht, në një sallë dasmash në Ferizaj, ku Ahmeti ka shkuar si mysafir i familjes së sekretarit organizativ të PDK-së, Bajrush Xhemajli, ku ky i fundit po marton djalin.
Para Ahmeti shihet e vendosur një paçet ‘marlboro e kuqe’ dhe shpuzorja.
Ahmeti mund të dënohet 30 deri në 50 euro për konsumin të duhanin në ambient të mbyllur.

Kujtojmë se, më 7 maj 2013 Kosova kishte miratuar ligjin që ndalonte pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura.
Sipas Ligjit kundër duhanit, nëse tymoset duhan në hapësirat ku është e ndaluar me ligj, për subjektet afariste gjoba është nga njëmijë deri në tre mijë euro, derisa për personin fizik 30 deri në 50 euro.




















