Shqipëri
Malltezit i komunikohet refuzimi i masës, Berisha ende nuk pranon të marrë njoftim zyrtar

Avokati i dhëndrit të ish–kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezit është paraqitur në sekretarinë e Gjykatës së Posaçme, ku edhe ka marrë vendimin e datës 6 nëntor, për refuzimin e shuarjes së masës së sigurisë.
Gazetari Ermal Vija tha për Abc News se deri më tani nuk është paraqitur asnjë nga avokatët e ish-kryeministrit Berisha.
Ndërkohë Sokol Mëngjesi ka konfirmuar se do t’i marrë të dyja vendimet, atë të datës 26 tetor dhe vendimin e datës 6 nëntor. Sakaq brenda orës 16:00 nëse avokatët nuk marrin njoftimet, konsiderohet refuzim dhe dosja brenda 5 ditësh pritet të shkojë në Apel.
/acbnews.al/




















