Lajme
Lloga: ASH-ja përgatitet të shkojë vetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare

Ministri i Drejtësisë dhe njëherazi Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga, ishte i ftuar sonte në emisionin Click Plus në TV21. Duke folur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe pozicionimin e ASH-së në këto zgjedhje, ai tha se Aleanca për Shqiptarët po përgatitet të shkojë e vetme, pa koalicionuar me asnjë parti tjetër në vend.
“Aleanca përgatitet për të shkuar vetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe ky është një vendim i Kryesisë Qendrore të ASH-së. Por, organi më i lartë i partisë është Kuvendi Qendror dhe në momentin kur do të kemi zgjedhje para vetes atëherë do të kemi edhe vendimin konform, disponimin dhe qëndrimin e votuesit të Alenacës.”- tha Lloga.


















