Maqedoni
Lëvizja BESA, Dega-Kërçovë: Vlerat kulturoro-historike të Kërçovës nuk u përfaqësuan në Tiranë!

Lëvizja BESA, Dega-Kërçovë përmes një reagimi thotë se vlerat kulturoro-historike të Kërçovës nuk u përfaqësuan në Tiranë.
Reagimi i plotë:
U fitua dhe rifitua me ndihmën e prindit, nxënësit, studentit, mësuesit, profesorit, akademikut…
Ngadhnjimit dhe ringadhnjimit i fali mundësi punëtori, qytetari, ndërtuesi, tregtari…
Kurorën e dinjitetit i’a mbrojti patrioti, ushtari, veprimtari, mërgimtari, art’dashësi e këngëtari…
Me çka u shpërblye sakrifica deri në flijim e të gjitha kategorive që flijuan të gjitha, për t’u ruajtur pozitat drejtuesve që zbrazën vendin nga Rinia, e cila është zemër e një kombi !?
Familjen, fisin, mëhallën, katundin, qytetin dhe shtetin e përfaqësojnë të gjitha kategoritë e njerëzve, por nëse familja ose kombi nuk përfaqësohet brenda dhe jashtë përmes vlerave kulturore, artistike dhe historike, atëherë i njëjti vet’dënohet që me kalimin e kohës të jetojë në geto të vetëizoluar.
Para një kohe u shënua edhe dekada e ngadhnjimit në Kërçovë, por autoritetet nuk hezituan të “shkelin” të gjitha shtresat dhe faktorët vendimtar të fitores së kandidatit shqipfolës.
U injoruan dhe plandosën vlerat kulturore, veshja, kultura, artisti, aktori dhe këngëtari kërçovar, i cili vlerësohet kudo në botë me çmime të pakrahasuara…, ndërsa në ditën festive nuk u ftua, por u zëvendësua me antivlerat e hip-hopit që promovon lakuriqësi dhe degjenerim të skajshëm.
Tirana dje stolisej me artistin dhe veshje kombëtare të të gjitha qyteteve dhe krahinave si:
Arbëreshët, Presheva, Mali i Zi, Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari…., por sërish asnjë Shoqëri Kulturoro-Artistike e Kërçovës nuk arriti të përfaqësojë vlerat kulturoro-historike të këtij vendi, i cili nuk krahasohet me asnjë tjetër.
Çerdhet dhe shkollat shfaqën programe artistike (të mrekullueshme), por nuk u shfaq asnjë Shoqëri Kulturoro-Artistike, e të cilat shfrytëzuan fonde të parapara për zhvillimin e kulturës.
Mjetet janë shpenzuar në emër të kulturës, por vlera kulturore nuk janë shfaqur në ditë shënime historike brenda dhe jashtë vendit..
Të nderuar bashkëvendas!
Vallë, a meriton kënga, melosi, stili polifonik, veshja, vallja, autoktone dhe autentike kërçovare të mos shfaqet e defilojë në Paradën që u mbajtë në Tiranë me rastin e 111 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, për faktin e keqpërdorimit të mjeteve për kulturë !!!
Kërçova nuk paska asnjë shoqëri kulturo-artistike ndërkohë që mjetet u’janë ndarë Shoqërive e Shoqatave pa adresë ?!
Bazuar në ligjin e miratuar nga subjekti që përfaqëson interesat grupore, kërçovarët festuan ilegalisht ditën e flamurit, sepse e drejta e përdorimit të simboleve është e sanksionuar me përfaqësim të mbi 51% të popullatës rezidente.
Që do të thotë:
Dëbuan mbi 10.000 shqiptarë dhe çregjistruan me mijëra të tjerë duke i shpallur si Diasporë, për të humbur të drejtën e përdorimit të gjuhës dhe simboleve kombëtare !
U bashkuan të gjithë antivlerat që të mposhtin një program, i cili mes tjerash parashihte zhvillimin e Shoqërive Kulturore në nivele Ansambli në Kërçovë…
Sjellja si fëmijë i rritur përpara kohe në ditë të shënuara kombëtare, është tregues i qartë se antivlera ka pushtuar institucionet, të cilat shkatërruan kulturën, soprtin, artin dhe çdo gjë shqiptare.
*Ps: Përpara se të bëhej Kërçova “shqiptare”, përfaqësohej kudo me dinjitet dhe Shoqëritë Kulturoro Artistike dhuronin krenari mbarëkombëtare. /Zyrtare.net
















