Kosovë
Ky është i riu nga Deçani që dyshohet se ka kryer vetëvrasje (FOTO)
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Deçanin.
18 vjeçari nga fshati Llukë, Arlind Sutaj, ka vrarë vetën.
Burime të Indeksonline pohojnë se Arlindi është gjetur nga babai i tij, i varur në një garazh të druve.
Rastin ndërkohë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha për Indeksonline se rasti është raportuar diku rreth orës 17:45.
“Njësitet e Policisë bashkë me shërbimet emergjente shkuan menjëherë në vendngjarje, ku mjeku konstatoi vdekjen e personit. Hetimet lidhur me rastin janë duke u kryer nga sektori i hetimeve rajonale” deklaroi Gashi.