Connect with us

Kosovë

Ky është hajni që vodhi arkat e bamirësisë në disa markete në Fushë Kosovë, dërgohet në mbajtje

Publikuar

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese. Marketet shumë shpesh janë cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje. Një ndër hajnat që ka bërë kërdi në disa markete në Prishtinë ka rënë së fundmi në prangat e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se personi që u arrestua për këto raste Vehbi Ajvazi, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje së paku në dy markete, e po ashtu ka vjedhur tjera, por ka arritur të shpëtojë nga prangat.

Këto raste kanë ndodhur në dy markete në Fushë Kosovë, ku Ajvazi ka avulluar arkat e bamirësisë, me rreth 1 mijë euro. Por ky nuk është rasti i vetëm, pasi ai dyshohet edhe vjedhjen e një veture, po ashtu në Fushë Kosovë.

Denoncimi i vjedhjeve ka aktivizuar Policinë, me ç’rast i njëjti është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe brenda afatit ligjor të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK