Lajme
Kurti u shkon për vizitë familjeve të komuniteteve jo shumicë, përfituese për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive

Kryeministri Albin Kurti, ka vizituar tri familjet përfituese për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive të komunitetit jo shumicë në Komunën e Pejës. Kurti bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit…
Kryeministri Albin Kurti, ka vizituar tri familjet përfituese për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive të komunitetit jo shumicë në Komunën e Pejës.
Kurti bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, fillimisht, vizituan familjen pesë anëtarëshe Palmar nga komuniteti boshnjak e cila, siç tha kryeministri ka pasur shumë nevojë për strehë të qëndrueshme mbi kokë e për banim të dinjitetshëm, njofton ZKM.
“Më pas, vizitoi familjen Hagjijaj, nga radhët e komunitetit rom, e cila gjithashtu kishte nevojë për kushte dhe banim të dinjitetshëm. Aty falënderoi familjen Hagjijaj për mikpritjen dhe punëtorët për punën që e kanë bërë.
Kurse në fshatin Treboviq, vizitoi dhe u takua me shtatët anëtarët e familjes Saku nga komuniteti egjiptian të cilët në muajin dhjetor do të jenë me shtëpi të re”, thuhet në njoftim.
Tre milionë euro ka qenë buxheti i programit për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive të komuniteve jo shumicë në komunë këtë vit.
“Në kuadër të tij në proces të përfundimit të ndërtimit janë 57 shtëpi. Krahas tyre punimet janë duke u zhvilluar edhe për renovimin e 230 shtëpive tjera. Ky program do të vazhdojë edhe me thirrje e dyte vitin tjetër, për të cilën thirrje tashmë është ndarë buxhet në vlerë prej tre milionë euro”, njofton ZKM.




















