Connect with us

Lajme

Konjufca paraqitet në Prokurori, nga zyra e tij flasin për Insajderin

Publikuar

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është parë tek Pallati i Drejtësisë ditën e hënë. Insajderi ka pranuar informacione se i pari i Kuvendit është parë duke u futur…

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është parë tek Pallati i Drejtësisë ditën e hënë.

Insajderi ka pranuar informacione se i pari i Kuvendit është parë duke u futur në objektin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Për këtë, është kontaktuar shefi i kabinetit të Konjufcës, Ilir Kërçeli. Ai i ka thënë shkurtimisht Insajderit se arsyeja e paraqitjes se kryekuvendarit në Prokurori është për një padi ngritur ndaj tij për një deklaratë televizive.

“Nje padi nga nje ish kryeshef i nje ndermarrje, per nje deklarate televizive”, deklaroi shkurtimisht Kërçeli.

Së fundmi, kryekuvendari Konjufca është paraqitur në gjykatë për rastin e gazlotsjellësit në cilësinë e të akuzuarit, ku i ftuar si dëshmitar ka qenë ish-deputeti i PDK-së, Adem Grabovci.

Grabovci përpara gjykatës kishte thënë se s’i kujtohet që Konjufca kishte hedhur gazlotsjellës ndonjëherë. /Insajderi.org/

NA NDIQ NË FACEBOOK