Connect with us

Lajme

“Koka” e ASH-së në Gostivar

Publikuar

Gostivari ka qenë konaku i sontmë krerëve të ASH.

Në disa fotografi që ka publikuar zëdhënësi i kësaj partie Arben Zeqiri shihen teksa ulur në një tavolinë qëndrojnë kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ish kryetari Ziadin Sela por edhe ministrat Lloga, Aliu, dhe Mexhiti.

Fotografia është publikuar nga drejtuesi i Departamentit për Informim në ASH, Arben Zeqir, i cili nuk ka dhënë shumë detaje për temën e bisedës apo qëllimin e takimit.

“Në Gostivar”, ka shkruar shkurtimisht Zeqiri.

Fotografia vjen pas informacioneve dhe diskutimeve të shumta të ditëve të fundit e sidomos pas dështimit të Ligjit për amnisti, sipas të cilave, ASH duhet ta rishikojë pjesëmarrjen e saj në qeveri.

NA NDIQ NË FACEBOOK