Connect with us

Shëndetësi

Kjo frutë ul në mënyrë më efektive presionin e gjakut – dhe gjithmonë e kemi në dispozicion

Published

on

Nëse keni presion të lartë të gjakut, të ushqyerit tuaj luan një rol të rëndësishëm në kontrollin e këtij problemi shëndetësor

Sipas dr. Brittany Dan, fruta më e mirë për uljen e presionit të gjakut është banania.

Ka disa arsye pse bananet janë një mesvakt i shkëlqyer për presionin e qëndrueshëm të gjakut. Si fillim, ato janë të pasura me kalium, një mineral që redukton efektet e natriumit në trup.

Dr. Dan thotë se kjo është arsyeja pse ushqimet e pasura me kalium, si p.sh. bananet, mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut.

Nëse hani një banane të vogël, mund të merrni rreth 422 miligramë kalium, që është rreth nëntë për qind e marrjes së rekomanduar, transmeton Telegrafi.

Fruti i verdhë është gjithashtu i shkëlqyera për balancimin e lëngjeve dhe elektroliteve në trupin tuaj.

“Ai e ndihmon trupin të mbajë gjakun dhe vëllimin e lëngjeve – gjë që më tej ndikon në ruajtjen e presionit normal të gjakut”, shpjegon Dr. Dan.

Bananet përmbajnë pothuajse 10 për qind të nevojave tuaja ditore për kalium dhe magnez, të cilat janë minerale thelbësore që krijojnë elektrolite. Kjo është arsyeja pse është gjithashtu e mrekullueshme pas stërvitjes, për t’ju bërë të ndiheni më pak të lodhur.


Mjekët paralajmërojnë: Ky grup njerëzish nuk bën të hajë banane, aq më parë jo kur kanë barkun të zbrazët

Lexo po ashtu
Mjekët paralajmërojnë: Ky grup njerëzish nuk bën të hajë banane, aq më parë jo kur kanë barkun të zbrazët

Përveç kaliumit, bananet janë të pasura edhe me lëndë ushqyese të tjera si vitamina B6, hekur, fosfor, zink dhe sheqerna natyrale, ndaj ka shumë arsye në favor të këtij fruti:

rregullon tretjen,
ndihmon me problemet e të gjithë sistemit kardiovaskular,
stimulon prodhimin e antitrupave që luftojnë infeksionet,
ndihmona kundër anemisë,
përmirëson performancën sportive dhe zvogëlon ngërçet pas stërvitjes,
▪ ndrydh ndjenjën e urisë dhe përmban proteinën triptofan, e cila ndihmon serotoninën, hormonin e lumturisë, përgjegjësin për humorin e mirë.

/Telegrafi/

The post Kjo frutë ul në mënyrë më efektive presionin e gjakut – dhe gjithmonë e kemi në dispozicion appeared first on Telegrafi.

NA NDIQ NË FACEBOOK