Connect with us

Kosovë

Kërcënimi erdhi nga grupe terroriste serbe, ja pse liderët opozitar u morën nën mbrojtje të Policisë

Publikuar

Policia e Kosovës ka marrë nën mbrojtje të afërt dy liderët e opozitës, Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikut të cilët ishin traget i disa kërcënimeve të mundshme nga grupet terroriste…

Policia e Kosovës ka marrë nën mbrojtje të afërt dy liderët e opozitës, Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikut të cilët ishin traget i disa kërcënimeve të mundshme nga grupet terroriste serbe, shkruan Gazeta Insajderi.

Kjo ka bërë që të hënën Policia e Kosovës të aktivizohet dhe t’u ofrojë mbrojtje nga afër dy liderëve.

Këtë e kanë konfirmuar për Gazetën Insajderi, zyra për media e LDK’së dhe PDK’së.

Nga Partia Demokratike e Kosovës e kanë konfirmuar për Insajderin, se Memli Krasniqit i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt të Policisë.

“Po, me rekomandim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt të Policisë”, tha Valmir Klaiqi, drejtor i Komunikimit në PDK,për Insajderin.

Edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës e kanë konfirmuar për Insajderin, se i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt të Policisë, Lumir Abdixhikut.

“Po lajmi është i vërtetë”, tha Zëdhënësja politike e LDK’së, Sibel Halimi, pa dhënë detaje tjera.

Gazeta ka kontatkuar edhe Policinë e Kosovës por deri me tani nuk kanë dhënë përgjigje lidhur me rastin.

NA NDIQ NË FACEBOOK