Connect with us

Lajme

Kasami i përgjigjet Kovaçevskit: Kryqi, lojë e pushtetit në bashkëpunim me VMRO-në

Published

on

Kryeministri Dimitar Kovaçevski akuzon pushtetin lokal të Komunës së Tetovës për nxitjen e ndjenjave nacionaliste rreth kryqit në Manastirin e Kodrës së Diellit. Ai shton se të gjitha kontestet ligjore për ndërtimet, pa përjashtim, duhet të zgjidhen në kuadër të ligjit. Kovaçevski tha se vendit nuk i duhen skenat e përplasjeve ndëretnike të disa viteve më parë.

“U vërtetua se në shtet ekzistojnë politikanë, para së gjithash këtu e kam fjalën për opozitën e cila udhëheq me Komunën e Tetovës e cila në mungesë të hapësirës dhe në mungesë të projekteve reale për t’u treguar qytetarëve se çfarë kanë bërë, e dini se kanë kaluar dy vjet nga zgjedhjet lokale dhe gjysma e mandatit të kryetarëve të komunave ka kaluar, asgjë nuk është bërë në asnjërën nga komunat, dhe e vetmja gjë u mbetet që të gërryejnë ndjenja nacionaliste dhe religjioze tek qytetarët”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Kreu i Komunës Kasami nga tjetër thotë se deklarata e kryeministrit dëshmon se çështja e kryqit është lojë e qeverisë LSDM-BDI në koordinim me VMRO-në të cilët duke mos pasur ofertë për zgjedhjet mundohen që votën përsëri ta fitojnë duke i ndezur ndjenjat nacionaliste dhe fetare.

“Ne gati çdo ditë kemi realizuar dhe kemi promovuar ndonjë projekt kapital që ka të bëjë me asfaltim rrugësh, kanalizime dhe gjithçka që ka të bëjë me përmirësimin e jetës së qytetarëve. Por, nuk ja vë fajin kryeministrit sepse ai duke qëndruar nëpër Beograd dhe duke pirë me Presidentin e Serbisë nuk e dinë se cilat janë kërkesat e tetovarëve dhe nuk e din se çka ka bërë kryetari i Komunës së Tetovës për tetovarët. Pra është një objekt pa leje dhe inspektorati komunal i ec të gjitha procedurat në bazë të ligjit duke konstatuar gjendjen aktuale dhe sigurisht duke marrë vendime të cilat janë komfor ligjit për ndërtimet pa leje”, u shpreh Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

Për kryqin në oborrin e manastirit në Kodrën e diellit mediat raportuan pak ditë më parë, kurse institucionet kompetente thanë se nuk kishin dhënë leje për ndërtimin e tij. Nga këshilli i Manastirit të Kodrës së Diellit kanë deklaruar se bëhet fjalë për pajisje urbane për të cilën nuk kërkohet leje. /Alsat.mk

NA NDIQ NË FACEBOOK