Connect with us

Shqipëri

Karamuço: Vëllai i ish-kryeministrit ortak biznesi me grupin e Ervin Matës në jug-lindje të Shqipërisë

Publikuar

Vëllai i ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Vice është ortak në një biznes të madh në jug-lindje të Shqipërisë me një prej të akuzuarve të SPAK nga grupi i Ervin Matës. Kështu u shpreh eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço në një intervistë për “Top Talk” në Top Channel. Karamuço tha se një personazh shumë i rëndësishëm i grupit Mata-Breçani të goditur nga SPAK, është “në biznes” me vëllain e Zaev.

Ky i fundit është akuzuar dhjetëra herë për përfshirje në afera të mëdha korruptive në vendin e tij. “Përdorin një lloj letre për ta paketuar që reflekton deri në një farë pike rrezet e skanerit. Dhe kjo del edhe në përgjime, ku thotë “e shtrojmë me letër”. Ato miliona që komunikojnë ata 2-3 milionë euro, janë normale për një marzh kaq të lartë fitimi nga kokaina, pasi shkojnë e marrin me 6 mijë euro dhe shkon deri në 25-35 mijë euro.

Ka një informacion të pakonfirmuar që ky personazh, apo një person i lidhur me këtë hyri në biznes në jug-lindje të vendit me vëllain e një politikani të madh, me vëllain e kryeministrit Zaev të Maqedonisë së Veriut. Me këto lloje biznesesh duhet të paguash para të madhe për të marrë leje dhe dokumentet që nevojiten”, deklaroi Karamuço.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK