Lajme
Kandidimi për BE: Vonesat në Bruksel e dëmtojnë Kosovën
Raporti i sivjetmë i Progresit u shoshit të hënën në Kuvendin e Kosovës. Në tryezën e thirrur nga instituti EPIK, morën pjesë ambasadorë, shoqëri civile, ligjvënës e qeveritarë, u theksua…
Raporti i sivjetmë i Progresit u shoshit të hënën në Kuvendin e Kosovës.
Në tryezën e thirrur nga instituti EPIK, morën pjesë ambasadorë, shoqëri civile, ligjvënës e qeveritarë, u theksua anashkalimi i Kosovës nga rrugëtimi drejt integrimit në union.
Të gjeturat e Komisionit Evropian tregojnë angazhimin e vendit për zbatimin e marrëveshjeve, por edhe pikat e dobëta, si në: luftimin e korrupsionit, reformat në Administratë Publike, etj,.
Anise raporti 133 faqesh në disa pika thotë se nuk është në linjë me qeverinë, i dyti i Qeverisë Besnik Bislimi beson se Kosova meriton statusin e vendit kandidat.
Por avancimi në këtë aspekt sipas shefit të BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog kërkon unifikim.
Gjatë diskutimeve me OJQ-të u theksua se duhet më shumë bashkëpunim për përmirësim në fusha të caktuara.