Connect with us

Lajme

Kaçanik, arrestohet personi që prezantohej si punonjës i Inspektoratit Policor

Publikuar

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person në Kaçanik pasi i njëjti është prezantuar si punonjës i Inspektoratit Policor. Sipas raportit 24-orësh të Policisë të Kosovës, i dyshuari gjatë…

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person në Kaçanik pasi i njëjti është prezantuar si punonjës i Inspektoratit Policor.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë të Kosovës, i dyshuari gjatë intervistimit ka deklaruar se nuk është pjesëtar i IPK-së.

Raporti i plotë:

“Kaçanik / 23.11.2023 – 12:00. Njësia policore ka shoqëruar në stacion policor të dyshuarin mashkull kosovar i cili paraprakisht ishte prezantuar si punonjësi i Inspektoratit Policor, mirëpo nuk kishte prezantuar asnjë dokument përkatës. I dyshuari gjatë intervistimit ka deklaruar se nuk është pjesëtar i IPK-së. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

NA NDIQ NË FACEBOOK