Connect with us

Bota

Izraeli godet repartin e kujdesit intensiv të foshnjave, të paktën një foshnjë e vrarë

Published

on

Herët në mëngjes, Izraeli bombardoi njësinë e kujdesit intensiv për foshnjat në spitalin “Kamal Advan”, që ndodhet në Rripin e rrethuar të Gazës, raporton Anadolu.

Të paktën një foshnjë është vrarë në sulm dhe një tjetër është plagosur.

Pamjet nga Anadolu tregojnë një foshnjë që po trajtohet, si dhe shtretërit e spitalit dhe pajisjet mjekësore të shkatërruara në dhoma.

Në sulmet intensive ajrore dhe tokësore të Izraelit në Rripin e Gazës me bombardime joselektive në vendbanimet civile, xhami, kisha dhe spitale, deri më tani kanë humbur jetën më shumë se 12.300 palestinezë, nga të cilët 5.000 janë fëmijë dhe 3.300 gra.

NA NDIQ NË FACEBOOK