Connect with us

Kosovë

Incident në Institutin “ATC” në Prishtinë: 31-vjeçari kërcënon me thikë dy kolegët në kursin e gatimit

Publikuar

Të hënën ka ndodhur një incident në Institutin Profesional “ATC” në rrugën “UÇK” në Prishtinë, ku një 31-vjeçar po dyshohet se ka kërcënuar me thikë dy kolegë të tij, me të cilët vijojnë kursin e gatimit. Për pasojë, i riu është arrestuar dhe tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije rasti ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje momentale me palëve, që eskaloi në kanosje gjatë orës së mësimit.

Sinjali mëson se i dyshuari që ka rënë në prangat e Policisë është T.B, ndaj të cilit tashmë kanë nisur hetimet me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

I njëjti po dyshohet se pasi u kap me dy kolegët e tij, ua ka drejtuar atyre thikën, duke iu shkaktuar shqetësim e frikë, për çka të njëjtit kërkuan ndihmën e Policisë, duke e raportuar rastin.

Si rezultat i denoncimit, njësitet policore kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ku janë siguruar edhe prova që dëshmojnë përfshirjen e të dyshuarit në incident.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij të nisin hetimet në drejtim të veprës penale “Kanosje”.

Rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia e Kosovës.

Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë një deklaratë edhe nga instituti, por të njëjtit nuk janë përgjigjur në thirrjet e redaksisë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK