Kosovë
Haziri: Albin Kurti kryeminstër e tradhtoi Albin Kurtin opozitar

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka komentuar raportimin e kryeministrit Kurti në Kuvendin e Kosovës mbi draft-statutin e fundit mbi Asociacionin. Haziri ka thënë se Kurti ka…
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka komentuar raportimin e kryeministrit Kurti në Kuvendin e Kosovës mbi draft-statutin e fundit mbi Asociacionin.
Haziri ka thënë se Kurti ka treguar se për të është me rëndësi Vetëvendosja dhe jo Republika e Kosovës.
Ai tha se LDK’ja është siguruar me Gjykatën Kushtetuese dhe letrën garantuese të ish të dërguares së posaçme të BE-së për dialogun, Frederica Mogherinit, e cila ka garantuar sovranitetin dhe rendin kushtetues të Kosovës, duke detyruar presidentin e Serbisë, Vuçiç, të nënshkruaj, por që – sipas tij – Kurti s’po mundet të arrijë.
Tutje, Haziri u shpreh se Kurti ka shkaktuar “marrëveshje të përkoshme dhe ka amnistuar Vuçiqin nga detyrimi për pranim de jure të Republikës së Kosovës, ndërkaq krekoset për njohje de fakto.”
“Je i vetmi që tradhtove kauzën tuaj, besimtarët tuaj të VV-së,vpartnerët tuaj azgana dhe veten tuaj. Albin Kurti kryeminstër e tradhtoi Albin Kurtin opozitar“, ka shkruar ai në Facebook.





















