Connect with us

Lajme

Haxhiu: 23 kërkesa të viktimave të krimit janë aprovuar në vlerë 45 mijë euro

Publikuar

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mbajtur takim me kryetarin e komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, Zenel Lekun. Haxhiu takimin e njoftoi me anë të një postimi në…

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mbajtur takim me kryetarin e komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, Zenel Lekun.

Haxhiu takimin e njoftoi me anë të një postimi në ‘Facebook’, ku thotë se folën për punën e komisionit dhe sfidat që kanë për trajtimin e rasteve.

“Me kryetarin e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, Zenel Leku, diskutuam për punën e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, sfidat që kanë në raport me trajtimin e rasteve sikurse edhe u pajtuam që të njëjtat të adresohen sa më parë”, thuhet në postim.

“Për periudhën Janar – Shtator të këtij viti, janë 23 kërkesa të aprovuara në vlerë prej 45,095 Euro, ndërsa në proces të vlerësimit janë 3”, përfundon postimi.

NA NDIQ NË FACEBOOK