Shqipëri
Goditi punonjësin e gjykatës në Lezhë, shpallet në kërkim 46 vjeçari

Një 46 vjeçar është shpallur në kërkim pasi ka goditur për shkak të detyrës një punonjës të gjykatës së Lezhës. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të gjykatës.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë shpallën në kërkim shtetasin L. A., 46 vjeç, banues në Kurbin, pasi në ambientet e jashtme të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës (specialist) të këtij institucioni. Vijon puna për kapjen e 46-vjeçarit.”, njofton policia./abcnews.al




















