Connect with us

Sport

Gliha: Këtë ndeshje e fituam falë Qeqa Krelanit, ajo është nëna e futbollit kosovar

Publikuar

Trajneri i Kosovës, Primoz Gliha ka folur me tone të larta pas barazimit 1-1 ndaj Zvicrës dhe “shuarjes” së ëndrrës së “dardanëve” për kualifikimin në Europian.

Tekniku foli me ironi për kritikët e tij dhe personat që sipas tij duan të vendosin se kush duhet të luajë. I njëjti foli dhe për gazetaren e sportit, Qeqa Krelani.

“Nga kjo ndeshje fituam pikën për shkak të Qeqa Krelanit, sepse na tha që të marrim lojtarë të ndryshëm, duhet të besojmë dhe duket shumë mirë. Ajo tha për lojtarin që shënoi golin, ta vendosja në lojë. Më beso ajo është nëna e futbollit kosovar”, u shpreh Ghlia.

I pyetur nëse merr këshilla nga Qeqa, ai tha se “po, nganjëherë për Kosovën, për lojtarët e Kosovës sepse ata duhet të luajnë dhe ajo më sugjeroi që t’i vendosja në ndeshje”.

Deklarimi i tij: VIDEO

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK