Kosovë
Gjendet pa shenja jete një grua në Mitrovicë, kishte plagë të marrë nga arma

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Mitrovicë të shtunën mbrëma është gjetur pa shenja jete një grua, ndërsa në trupin e saj kishte plagë nga arma e zjarrit.
Policia ka thënë se në vendin e ngjarjes është gjetur edhe arma e zjarrit që dyshohet se është përdorur. Trupi është dërguar për obduksion në IML. Rasti po cilësohet “vdekje e dyshimtë”.
“Mitrovicë Jugu 11.11.2023-19:35. Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur e lënduar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Po ashtu në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
















