Connect with us

Shqipëri

FOTO/ Grabitja e argjendarisë në Kamëz, makina e 3 autorëve të maskuar me targa të vjedhura

Publikuar

ABC News ka siguruar foto të automjetit që u përdor nga 3 persona të maskuar, të cilën grabitën një argjendari në Kamëz këtë të martë.

Nga fotot, shihet se automjeti është tip “BMW X6” me ngjyrë të bardhë.

Autorët, nën kërcënimin e një arme zjarri automatik kanë marrë disa bizhuteri në argjendari, rreth 500 gr.

Makina dyshohet se ka ardhur nga Fushë Kruja. Targat nuk i përkasin BMW x6 që u përdor ne ngjarje, por një automjeti tjetër tip “Hyundai”.

Pas grabitjes së argjendarisë, autorët janë larguar në drejtim të Laknasit.

Policia ka ngritur pika të përkohshme të kontrollit në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër./abcnews.al

 

NA NDIQ NË FACEBOOK