Connect with us

Shqipëri

EMRI/ Aksidenti me dy të plagosur pranë kryeministrisë, arrestohet shoferi 21 vjeçar

Publikuar

21 vjeçari që shkaktoi aksidentin mesditën e së dielës pranë kryeministrisë në Tiranë është arrestuar, mëson ABC News. Jorgaq Thengjilli humbi kontrollin e mjetit për shkak të shpejtësisë dhe përplasi dy këmbësore në rrugën “Ismail Qemali”. Të lënduarat ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës.

Nga testi i alkolit me aparat “Drager”, rezultoi se drejtuesi i mjetit nuk ishte nën ndikimin e alkoolit, gjithashtu dhe nën ndikimin e lëndëve narkotike. Rezulton se ai më parë është ndëshkuar për tejkalim shpejtësie në zona të banuara. Me datë 23.07.2023, i riu është ndëshkuar për mosrregullim shpejtësie./abcnews.al

NA NDIQ NË FACEBOOK