Connect with us

Lajme

Ekzekutohet me armë zjarri shqiptari në Greqi

Publikuar

Një 60 vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Paleo Faliro në Greqi. Mediat helene raportojnë se 60-vjeçaringa Shqipëria ishte pranë një pallati në…

Një 60 vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Paleo Faliro në Greqi.

Mediat helene raportojnë se 60-vjeçaringa Shqipëria ishte pranë një pallati në rrugën Atlas, kur është qëlluar me armë.

Ai u dërgua menjëherë në spital, por për shkak të plagëve që kishte marrë në gjoks nuk ka mundur të mbijetojë.

Në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja 9 mm, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Gjithashtu mediat raportojnë se 60-vjeçari shqiptar ka qenë më herët i dënuar me burg si anëtar i një organizate kriminale, për trafikim lëndësh narkotike dhe falsifikim.

NA NDIQ NË FACEBOOK