Lajme
E TRISHTË/ Ky është studenti që vdiq në aksidentin, pranë ‘Liqenit Artificial’! (FOTO)

Arjan Shahaj, 29-vjeçar, student në Akademinë e Sigurisë ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që ndodhi mesditën e sotme në afërsi të Liqenit Artificial në Tiranë.
Dyshohet se viktima ka humbur kontrollin nga lagështia.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi A. Sh. (student në Akademinë e Sigurisë). Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.




















