Connect with us

Lajme

E dhimbshme: Ky është personi që humbi jetën në një aksident në Podujevë

Publikuar

më

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Sekiraçë të Podujevës. Sabri Aliu ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës,…

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Sekiraçë të Podujevës. Sabri Aliu ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë një kamion dhe një biçiklist, për pasojë, drejtuesi i kësaj të fundit, ka humbur jetën.

“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën magjistrale Podujevë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një biçiklist dhe një automjet në lëvizje (kamion). Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arrit të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka deklaruar Ahmeti.

NA NDIQ NË FACEBOOK