Connect with us

Lajme

Dyshohet që një nxënës u ther me thikë në Lipjan

Publikuar

Një person është therur me thikë të dielën në rrugën “Avdni Kelmendi” në Lipjan. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot…

Një person është therur me thikë të dielën në rrugën “Avdni Kelmendi” në Lipjan.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:00 në rrugën Avdi Kelmendi në Lipjan  ka ndodhë një lëndim trupor ku dyshohet se me mjet të mprehtë  është lënduar një person”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka treguar se personi i lënduar ka pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë që policia është në kërkim të personit të dyshuar i cili është identifikuar. 

NA NDIQ NË FACEBOOK