Connect with us

Kosovë

Dyshohet për të shtëna kallashnikovi tek një zonë banimi pranë Ambasadës Amerikane

Published

on

Të shtëna kallashnikovi dyshohet se ka pasur sonte në një zone banimi pranë Ambasadës Amerikane, bëjnë të ditur burimet e Klan Kosovës.

Lidhur me rastin Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë e Kosovës.

Megjithatë drejtori për rajonin e Prishtinës, Basri Shabani, i tha Klanit se nuk ka ndonjë informacion deri në këto momente.

Klankosova.tv do t’ju mbajë të informuar rreth kësaj ngjarje, motivet e të cilës janë ende të paqarta.