Lajme
Dy të vdekur brenda një dite në Kosovë, policia jep detaje

Policia ka njoftuar se përgjatë së shtunës në Kosovë, kanë vdekur dy persona. Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, policia njofton për dy raste të ndara për vdekje që…
Policia ka njoftuar se përgjatë së shtunës në Kosovë, kanë vdekur dy persona.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, policia njofton për dy raste të ndara për vdekje që janë raportuar përgjatë së shtunës, shkruan Gazeta Insajderi.
Një person paraditen e së shtunës ka vdekur pas lëndimeve aksidentale që kishte marrë.
“Hetim mbi vdekjen- Podujevë / 12.11.2023 – 11:55. Është raportuar se viktima mashkull kosovar dyshohet se si pasojë e lëndimeve të marra pasi ishte lënduar aksidentalisht ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalur njësitë përkatëse me ç’rast mjeku kompetent ka konstatuar vdekjen e viktimës, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkaq, një rast tjetër në Prishtinë është raportuar pasditën e së shtunës, ku një person është gjetur pa shenja jete.
“Prishtinë / 12.11.2023, 15:52. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes, me ç’rast nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e së shtunës nga PK-ja. /Insajderi.org/

















