Lajme
Durmishi: Sukseset e Bilall Kasamit në Tetovë po e ngulfatin BDI-në

Kryetari i Këshillit komunal të Tetovës, Besar Durimishi ka deklaruar se sukseset e kreut të Tetovës Bilall Kasami po pengojnë aq shumë BDI-së saqë kanë detyruar këtë të fundit të paguaj shuma të majme për të bërë anketat, që do i nxjerrin se gjoja pushtetarët po rriten.
“Ditëve të fundit, kreu i Lëvizjes BESA Bilall Kasami, iu është bërë therrë në sy qeveritarëve. Kësaj pengese të Qeveritarëve, iu ka paraprirë numri i madh i investimeve në qytetin e Tetovës. Kuptohet sepse pas më shumë se dy dekada, kreu i komunës dhe Lëvizjes BESA, Bilall Kasami po i realizon, pasi ish kryetarët e BDI-së, vetëm premtonin dhe i arsyetoheshin popullit për mosrealizim të projekteve, ndërkohë që tani janë realizuar dhe po realizohen edhe shumë projekte që aspak nuk kanë qenë të premtuara.
Sukseset e Bilall Kasamit por edhe frika nga ngritja e tij në skenën politike si lider i opozitës së bashkuar, e detyruan pushtetin që të paguajnë shuma të majme për të bërë anketat, që do i nxjerrin se gjoja pushtetarët po rriten . Kjo Qeveri edhe më tej vazhdon të mendoj se shqiptarët në vend janë të shurdhër dhe të verbër dhe do i gëlltisin këto!!
E kjo anketë, e porositur, më se shumti nxori në pah Aleancën për Shqiptarët. Duke porositur aktivistët dhe bashkë partiakët që ta shpërndajnë anketën sa më shumë, sepse kreu i kësaj partie paska besueshmërinë më të madhe dhe rejting në rritje”, theksoi Durmishi.
Durshimi shtoi se e vetmja anketë për BESËN është populli.
“Anketa më e mirë e jona është populli dhe përkrahja e popullit përmes votës, siç ishte ajo e fundit në Tetovë, kur ASH e pa se sa vlen dhe ku e ka vendin. Andaj edhe një herë po ju porosisim nga opozita: Nëse vërtetë mendoni se e keni aq rejtingun e lartë dhe “besimin e madh” në popull, shpallni zgjedhjet dhe pritni rezultatet”, tha Durmishi.


















