Connect with us

Sport

Duka në lot pas kualifikimit në Europian: E vështirë, por unë besoj te kjo skuadër, s’ka më mirë se kaq

Published

on

Shqipëria u kualifikua në Euro 2024, pas një fushate kualifikuese mjaft pozitive. Për herë të dytë në histori, kuqezinjtë shkojnë kështu në një kompeticion kaq madhor. Pas takimit që u mbyll 1-1 në Moldavi, foli Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

“Ishte fundi i një cikli shumë të bukur, një edicioni fantastik, ku çunat dhanë maksimumin. Kanë shumë cilësi, përveç shpirtit dhe dashurisë për fanellën. Falënderoj shumë çunat që ishin në fushë, Sylvinhon, stafin dhe tifozerinë e mrekullueshme në të gjithë rrugëtimin. Nuk ka më mirë se kaq, duhet të luajmë edhe një ndeshje. Lot gëzimi? Rëndësi ka që të gjithë po festojnë. Djemtë e meritojnë. Europiani? Tani është e vështirë. Kemi përvojë, pasi kemi qënë një herë tjetër. Europiani është i vështirë” – tha ai.