Bota
Djali sulmoi prindërit me sëpatë! Dramë e përgjakshme familjare pranë shtetit fqinj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Serbisë. Një djal ka sulmuar me sëpatë babanë dhe nënën e tij dhe i ka lënduar rëndë.
Mediat serbe raportojnë se djali ka goditur me sëpatë të atin në kokë , ndërsa nëna ka marrë disa prerje në fytyrë.
Policia thotë se sulmit të djalit ndaj prindërve i ka paraprirë një debat, por për momentin nuk dihet se për çfarë janë grindur.
Babai i plagosur rëndë është transportuar në spital dhe sipas informacioneve ndodhet në koma dhe mjekët po luftojnë për t’i shpëtuar jetën.
Banorët e Svojnovit, fshatit afër Paraqinit ku ndodhi krimi thonë se djali që sulmoi prindërit e tij është i sëmurë mendor.




















