Kosovë
Dhuna s’ka të ndalur: Burri rrah të dashurën në Gjakovë, Policia në kërkim të tij

Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe të shtunën, në orët e mbrëmjes, në Gjakovë, ku një burrë dyshohet se ka rrahur dashurën e tij.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se gruaja e ka denoncuar të dashurin e saj, për të cilin thotë se e ka sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfimruar edhe Policia në Gjakovë.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është kthyer në shtëpinë e prindërve të saj”.
Lidhur me rastin është kërkuar i dyshuari, por deri me tani nuk është hasur. Rasti nën hetime.
















