Connect with us

Shqipëri

Dhuna ndaj të miturve/ Psikologët: Ja shenjat që tregojnë fëmijët

Publikuar

Vërini fëmijët të pikturojnë për të kuptuar nëse ata po ju fshehin diçka. Psikologët i sugjerojnë prindërve të  lexojnë me kujdes çfarë të vegjlit hedhin në fletë që nga mënyra ku vendosin figurën e deri tek ngjyrat që përdorin. Përmes terapisë së artit dhe lojës  ata mund të kuptojnë  ndjesitë e tyre e a janë dhunuar apo jo?

“Një fëmijë e ka shumë më të thjeshte të vizatojë, të ngjyrosë, të zhgarravisë, ta grisi një letër në momentin që është agresiv  se të verbalizoi. Përdorin zakonisht ngjyrat e zëna, psh lejla, të zezë, të kuqe të fortë. Vizatojnë figura të dhunshme, përdorin filmat vizatimorë. Kur i kërkohet ta shpjegojnë ata tregojnë se figurat janë duke u dhunuar dhe kupton  që nëse nuk është vënë para ekranit e ka parë dhunë, në familje nuk sheh dhunë i bie që e vetmja dhunë është në  ambjentin tjetër ku është  çdo ditë”.

Nëse fëmija nuk flet me fjalë  sjellja e tij do të flasë për të.

“Fëmijët e dhunuar zakonisht janë agresivë, janë mostolerantë ndaj gjërave qoftë dhe të vogla, tregohen protektiv qoftë dhe ndaj përkëdheljeve, prekjeve fizike, janë stopues ndaj gjesteve që mund të tregojnë dashuri. Në momentet që prindërit i shoqërojnë në kopshte refuzojnë të shkojnë. Një fëmijë që është i predispozuar të shohi dhunë do të sillet në mënyrë të dhunshme, do ta nxjerrë diku inatin, frustrimin, ose mund të bëhet shumë i nënshtruar, ka  frikë autoritetin”.  

Psikologët këshillojnë prindërit të ndërtojnë marrëdhënie të tilla me fëmijët në mënyrë që ata të  mund të shprehen. Në këtë rast nuk ndihmon as një  figurë autoritare e as neglizhente. Ndërsa pyetjet e drejtpërdrejta nuk janë të duhurat.

“Pyet si shkoi shkolla, si shkoi kopshti, çfarë ndodhi sot,  a ndodhi ndonjë gjë e bukur apo jo e bukur. Duke bërë pyetje të përgjithshme për rutinën, fëmija edhe nëse ka për qëllim të mos tregojë se ndonjëherë ndjehen të kërcënuar do t’i shpëtojë një detaj që një prind duhet ta kapi”.

Fëmijët  sipas psikologëve kanë forma të ndryshme për tu shprehur,  pavarësisht kësaj  ata kanë nevojë të ndjehen të kuptuar dhe prindërit duhet t’i tregojnë.

“Unë jam këtu për ty, nëse ti ke nevojë dhe nëse nuk ke nevojë unë jam këtu për ty. Duke i ofruar siguri, kur sheh mbështetje fëmija do nisë të hapet”./abcnews.al

Shqipëri13 minutes ago

Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

Sport33 minutes ago

Admir Latifi, talenti nga Saraji firmos kontratë profesionale me NK Osijek deri në vitin 2029

Kosovë1 hour ago

Selimi: Kurrë nuk mund të dënohet UÇK-ja, është pasuria e këtij populli

Kosovë1 hour ago

Avokati i Popullit pas vendimit në Hagë: Padrejtësia ka ndodhur, drejtësia duhet të rivendoset në Apel

Lajme1 hour ago

Azizi: Me Jakup Huseinin në krye, Bërvenica do t’i bashkohet komunave të Pollogut që po ecin përpara

Kosovë2 hours ago

Protestuesit nisin të mblidhen para Qeverisë

Maqedoni2 hours ago

Zvarritja 11-vjeçare: Projekti i autostradës Kërçovë – Ohër vazhdon të mbetet i papërfunduar pas më shumë se një dekade nga nisja e punimeve.

Lajme2 hours ago

Mexhiti dhe Azizi, shuajnë zërat për përçarje brenda VLEN, shfaqen së bashku në Çellopek

Maqedoni2 hours ago

Zgjidhje për pjesën më të vështirë të autostradës! Botuni do të stabilizohet me konstruksion të ri

Lajme3 hours ago

Dënimi i krerëve të UÇK-së, BDI i reagon partive maqedonase: Drejtësia nuk mbrohet me standarde të dyfishta

Shqipëri3 hours ago

“730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim!”- Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: U përndoqa nga një grup që më ngjanin me pionerët e Enverit

Kosovë3 hours ago

Hashim Thaçi mohon përfshirjen në vrasjen e Allaqit, Misetic: Gjykata i mbajti të fshehura provat, duam shqyrtim publik

NA NDIQ NË FACEBOOK