Shqipëri
Dhërmi/ Bie nga lartësia teksa ishte duke punuar, 40-vjeçari dërgohet në sptal

Një 40-vjeçar është dëmtuar, pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia, teksa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:56 këtë të enjte në Dhërmi.
40-vjeçari është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje./abcnews.al

















