Lajme
Detaje të REJA/ Foshnja në Yzberisht lindi në divanin e bodrumit, kamerat kapin nënën!

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur paraditen e kësaj të mërkure, ku një foshnjë e porsalindur u gjet e braktisur në bodrumin e një pallati në zonën e Yzberishtit, në Tiranë.
Foshnja lindi në divanin e bodrumit aty ku dhe më pas u braktis nga nëna e saj.
Mësohet se policia është duke kqyrur kamerat e sigurisë, të cilat kanë filmuar nënën që e ka lënë foshnjën brenda në bodrum të mbështjellë me batanije në një divan të vjetër.
Policia po punon për identifikimin e gruas, foshnja ndodhet në intubim në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë në gjendje kritike për jetën./Voxnews/

















