Connect with us

Lajme

Detaje të frikshme nga prapaskenat e “Squid Game: The Challenge”, pjesëmarrësit pësuan hipotermi dhe ……

Publikuar

më

Dy pjesëmarrës në shfaqjen reale e cila është imitim i “Squid Game” pretendohet se ‘pësuan hipotermi dhe dëmtime nervore’ për shkak të shfaqjes. “Express Solicitors” tha se dy nga klientët…

Dy pjesëmarrës në shfaqjen reale e cila është imitim i “Squid Game” pretendohet se ‘pësuan hipotermi dhe dëmtime nervore’ për shkak të shfaqjes.

“Express Solicitors” tha se dy nga klientët e saj që ishin në shfaqje ‘pësuan lëndime siç janë hipotermi dhe dëmtime nervore… pasi u ngelën në pozicione stresi të dhimbshme për orë të tëra në temperatura të ngrira’

Shefi i “Express Solicitors”, Daniel Slade, tha: “Pjesëmarrësit mendonin se po merrnin pjesë në diçka argëtuese dhe ato të lënduar nuk pritnin të vuajnë sikurse u ndodhi”, shkruan DailyMail.

“Firma tha se lëndimet ndodhën kur pjesëmarrësit ‘duhej të qëndronin pa lëvizur për orë të tëra në temperatura të ftohta gjatë xhirimeve’. Ajo shtoi se kishte dërguar letra të ankesës për Studio Lambert, që do të thotë se kompania e prodhimit është në dijeni që mund të përfundojë në gjykatë. Shefi i Studio Lambert, Stephen Lambert, më parë tha: ‘Të gjithëve u ishte bërë e qartë se do të ishte një punë e vështirë’”.

Javën e kaluar, zoti Lambert i tha BBC News se merrte ‘shumë seriozisht mirëqenien e lojtarëve’. Ai tha: ‘Të gjithëve u ishte thënë se do të ishte ftohtë, kemi marrë të gjitha hapat e nevojshëm për t’i përgatitur për këtë.

Një zëdhënës për “Squid Game” The Challenge” tha: “Asnjë padi nuk është paraqitur nga pjesëmarrësit e ‘Squid Game’. Ne marrim shumë seriozisht mirëqenien e pjesëmarrësve tanë’”, thuhej në njoftim.

Gjithsej 456 lojtarë, të njëjtët si në serinë origjinale, morën pjesë në një ofertë për të fituar shumën e madhe prej 3.63 milionë funtesh si çmim.

Konkurrentët kishin ardhur nga vende të largëta si Shtetet e Bashkuara dhe Australia për shfaqjen, e cila po xhirohej në Cardington Studios, një ish-bazë RAF pranë Bedford.

Qindra u eliminuan në raundin e parë dhe më pas qëndruan në krevate dupleks në studio, ashtu si në serinë koreane.

Në serinë origjinale, qindra konkurrentë me probleme financiare pranojnë një ftesë për të konkurruar në lojëra për fëmijë për një çmim tërheqës, por pasojat janë vdekjeprurëse. /Telegrafi/

Maqedoni5 minutes ago

Elezi: Qeveria stabile, por ka bisedime me eksponentë të opozitës! Pollozhani: Nuk ka mosmarrëveshje në AKI, VLEN defokuson opinionin

Shqipëri36 minutes ago

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Lajme2 hours ago

Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK

Maqedoni3 hours ago

Ahmeti zbarkon në Prishtinë, takim me Hamzën pas Gjinit

Shqipëri4 hours ago

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Lajme5 hours ago

Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun

Maqedoni6 hours ago

Mbi 1 trilion dollarë ushqim hidhet, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Shqipëri6 hours ago

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Lajme7 hours ago

Dënimi i çlirimtarëve, Haziri: Nuk kemi besuar që drejtësia vjen në formën e padrejtësive

Kosovë7 hours ago

Albin Kurti njofton: Shqiptarët e Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi

Lajme8 hours ago

Prindërit ankohen për orarin në shkollën “Liria” në Jabollçisht të Epërm: Fëmijët e klasës së dytë mësojnë bashkë me të nëntat

Maqedoni8 hours ago

Lufta për Kodin Zgjedhor: Shasivari i thërret partitë në tryezë, opozita kërcënon me mijëra amendamente!

NA NDIQ NË FACEBOOK