Lajme
Deputeti i VV-së: Paga e kryeministrit është zvogëluar

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica ka thënë se paga e ”kryeministrit është zvogëluar”. Korenica derisa po deklarohej rreth rritjes së pagave gjatë mandatit të Qeverisë Kurti, tha…
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica ka thënë se paga e ”kryeministrit është zvogëluar”.
Korenica derisa po deklarohej rreth rritjes së pagave gjatë mandatit të Qeverisë Kurti, tha se paga e kryeministrit është zvogëluar.
”Po kemi mbi 100 milionë euro që kur ka hyrë ligji i fundit në fuqi për paga, rritje në sektorin publik, kryeministrit i është zvogëluar paga, në kuptimin e asaj çfarë ka qenë dhe si është tash kur ka qenë ligji i vjetër me vendime të ish kryemisnitrit, paga tash është më e vogël e kryeministrit”, tha Korencia në Click të rtv21.
Tutje, Korenica tha se ai personalisht nuk e ka draft statutin e Asociacionit.
”Unë personalisht nuk e kam, kolegët që i njohë nuk e ka askush.Drafti është i keq çfarëdo drafti qoftë, Asociacioni nuk është i mirë për Kosovën asnjë format nuk është i mirë”, tha ai.




















