Lajme
“Dajën e kemi bishë”, “O drejtor, na vjedhin mallin në Meksikë”/ Detajet nga bisedat në SKY

Vijon publikimi i bisedave të kryera për aplikacionit “SKY” mes personazheve të grupit kriminal në trafikun e drogës, për të cilin SPAK ka lëshuar 11 urdhërarreste, mes të cilëve është edhe Ervin Mata, Besmir Murati, Ismail Zeneli, Eralbi Breçani, Dedan Gjoni, Erzen Breçani etj.
Në këtë pjesë të dosjes së SPAK, të publikuar nga Top Channel, tregohet përgatitja për transportimin e një sasie droge të fshehur në kontejnerin e një anijeje. Mes të përfshirëve në trafik diskutohet nëse sasia e kokainës do të transportohet me tranzit shtetin e Meksikës.
Eralb Breçani thotë se është me rrezik të kalohet tranzit në Meksikë, pasi malli mund të vidhet.
















