Connect with us

Ndryshe

Çifti australian u trondit me përmbajtjen e një shishe misterioze që përfundoi buzë detit – videoja ka marrë gati 1.8 milion shikime

Publikuar

Një çift australian gjeti një shishe misterioze derisa po bënte një shëtitje buzë detit në një plazh në North Queensland.

Rick dhe Crystal e pikasën shishen e xhamit derisa valët e detit e kishin afruar në sipërfaqe dhe menjëherë e xhiruan për ta dokumentuar në video, transmeton Telegrafi.

Australiani u afrua dhe e kapi enën prej qelqi, që përmbante një letër brenda dhe dukej se ishte e mbushur me rërë, dhe ia dha partneres së tij për ta hapur.

@auslapourway This was not a set up, it was a total accident. #FNQGeoffrey#ashes#ooops#soz#gatheredGeoffbackbinbottle#thrownbackout ♬ original sound – Rick & Crystal | lap Aus

Duke parë që qafa e shishes ishte shume e ngushtë, dyshja e hapën atë dhe derdhen të gjithë përmbajtjen me pluhur brenda.

Gruaja nuk arriti ta nxirrte jashtë letrën por arriti ta lexonte përmbajtjen përmes xhamit, por të dy u tronditën me atë se çfarë shkruante brenda.

“Këtu pushon hiri i Geoffrey. Nëse gjendet, ju lutemi hidheni shishen në valën e sipërme që të mund të vazhdoj udhëtimin tim”, thuhej në letër.

Me të kuptuar gabimin që kishin bërë, dyshja u tmerruan dhe u ndien në faj, pasi kishin shkatërruar dëshirën e tij të fundit.

Videoja e tyre ka grumbulluar 1.8 milion shikime në TikTok. /Telegrafi/

The post Çifti australian u trondit me përmbajtjen e një shishe misterioze që përfundoi buzë detit – videoja ka marrë gati 1.8 milion shikime appeared first on Telegrafi.

NA NDIQ NË FACEBOOK