Shqipëri
Braktisi fëmijën e porsalindur/ Zbardhet dëshmia e të resë: S’doja ta mbaja se kisha presionin e familjarëve

TIRANË- Abcnews ka zbardhur dëshminë e 30-vjeçares nga Pogradeci, e cila braktisi në bodrumin e një pallati në Yzberisht foshnjën e saj të porsalindur.
Ajo ka deklaruar se punon në një fabrikë këpucësh, ndërsa shton se i dashuri i saj e ka braktisur dhe nuk është interesuar për të pasi ka mbetur shtatzënë.
Ajo është shprehur se nuk ka qenë e martuar dhe nuk e mbante dot fëmijën. Nëna nga Pogradeci ka dhënë edhe emrin e të dashurit të saj, i cili është marrë në pyetje nga prokuroria.
“Punoj në një fabrikë këpucësh. I dashuri quhet Klodi, më ka braktisur dhe nuk është interesuar pasi mbeta shtatzënë. Më zunë dhimbjet dhe shkova te garazhi, nuk e mbaja dot sepse kisha presionin e familjarëve që nuk e pranonin pasi isha e pamartuar”, ka deklaruar ajo.





















