Shqipëri
Biznesmeni 40-vjeçar nga Durrësi që i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i 9-të

Pasditen e djeshme një 40-vjeçar ka humbur tragjikisht jetën duke kryer vetëvrasje. Viktima është identifikuar si biznesmeni Idlir Myshketa.
Ai ka vendosur t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i 9-të i pallatit 12-katësh, ku vetë banonte në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.
Pas hedhjes, ai ka përfunduar në tarracën e katit të dytë, teksa akoma nuk janë zbardhur motivet që e kanë çuar 40-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem.
Bëhet e ditur se 40-vjeçari nuk është i vetmi që tentoi t’i japë fund jetës në familjen e tij. Para disa kohësh edhe motra e tij tentoi vetëvrasjen në të njëjtën formë.
Ajo u përplas fillimisht në degët e një peme që ndodhej poshtë ballkonit të saj, çka i ka shpëtuar edhe jetën dhe më pas ra në















