Bota
Atentat ndaj një shqiptari në Itali, 40-vjeçari qëllohet me armë zjarri teksa po udhëtonte me biçikletë

Mediat italiane raportojnë se ngjarja u regjistrua gjatë natës, në një kohë kur shqiptar ishte duke udhëtuar me biçiklete.
Persona ende të paidentifikuar e kanë qëlluar atë më armë zjarri dhe më pas janë larguar. Ndërkohë 40-vjeçari shqiptari është transportuar në spital dhe mjekët kanë siguruar se ai nuk ka rrezik për jetën.
Mediat në Itali thonë se shqiptari është i njohur për autoritetet, pasi më parë ka qenë i arrestuar si pjesë e një bandë grabitësish.
Karabinierët po punojnë për rindërtimin e episodit, duke nisur nga vendi i plagosjes.
I plagosuri nuk ka dhënë shumë detaje për vendin ekzakt ku ka ndodhur plagosja, por thjesht ka deklaruar se ka qenë me biçikletë kur është qëlluar.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen e plotë.















