Connect with us

Bota

Arrihet marrëveshje për largimin e të huajve dhe të plagosurve nga Gaza në Egjipt

Publikuar

Egjipti ka ndërtuar një spital fushor të përhershëm rreth 10 kilometra larg kufirit Rafah, ku do të nisin trajtimin mbi 80 persona të plagosur rëndë nga Gaza.

Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar gjithashtu që Katari ka zhvilluar bisedime me Egjiptin, Izraelin dhe Hamasin në koordinim me SHBA-në, për të lejuar kalimin e 500 qytetarëve me dy shtetësi nga Palestina për në Egjipt çdo ditë. Gjithsej 7 mijë qytetarë me dy shtetësi mendohet të jenë në anën palestineze. Sipas përllogaritjeve do të duhen 2 javë që të kalojnë të gjithë këta qytetarë në Egjipt.

Lista me qindra emra të qytetarëve të huaj që do të lejohen të kalojnë kufirin Rafah sot, është publikuar nga Autoriteti i Përgjithshëm i Kufijve në Gaza. Pjesa më e madhe e listës përfshin shtetas të Jordanisë, por edhe të nacionaliteteve të tjera si austriakë, japonezë, bullgarë, indonezianë dhe australianë. Në listë janë edhe dy qytetarë të Mbretërisë së Bashkuar, në listën e veçantë për punëtorët e Organizatave Joqeveritare.

Që nga fillimi i luftës asnjë person nuk është lejuar të kalojë kufirin Rafah.

Udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka thënë se “e mirëpret” marrëveshjen për dërgimin e mbi 80 të plagosurve rëndë nga Gaza në Egjipt për t’u trajtuar, raporton “BBC”.

“Ne jemi duke punuar me Ministrinë e Shëndetësisë të Egjiptit në planifikimin e evakuimeve mjekësore, dhe do të vazhdojmë ta mbështesim”, ka shkruar Tedros Adhanom Ghebreyesus në një postim në rrjetet sociale. “Ne kemi nevojë për një përshpejtim të menjëhershëm në kalimin e ndihmës mjekësore në Gaza. Spitalet duhet të mbrohen nga bombardimet”.

 

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK