Connect with us

Lajme

Arrestohet një person në Prishtinë, e ngacmoi një grua përmes rrjeteve sociale

Publikuar

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar dhe shqetësuar një grua përmes rrjeteve sociale. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari është dërguar…

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar dhe shqetësuar një grua përmes rrjeteve sociale.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë / 18.09-23.11.2023. Më 23.11.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte ngacmuar dhe shqetësuar përmes rrjeteve sociale ankuesen femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

NA NDIQ NË FACEBOOK