Connect with us

Kosovë

Arrestohet i dyshuari që kërcënoi më armë zyrat e KPMM’së

Publikuar

Një kërcënim me armë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në zyrat e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale. Një gjë e tillë është konfirmuar për Gazetën Insajderi kryeinspektori…

Një kërcënim me armë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në zyrat e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Një gjë e tillë është konfirmuar për Gazetën Insajderi kryeinspektori i komisionit, Naim Sejdiu.

Ai ka bërë të ditur se detaje të mëtejshme do të bëhen të ditura në konferencë që pritet të mbahet së shpejti.

Policia tha se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator dhe 8 fishekë.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS & SH. RR. PËRGJITHSHËM – Rr. Armend Daci, Prishtinë 21.11.2023 – 15:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti pasi ka ekspozuar një armë-pistoletë dhe ka kryer veprën e lartcekur. Njësitet policore në vendin e ngjarjes gjatë kontrollit te i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator dhe 8-fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit  i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

NA NDIQ NË FACEBOOK