Connect with us

Lajme

Arrestohen dy të dyshuar për grabitjen e armatosur në Suharekë, flasin nga prokuroria

Publikuar

Janë arrestuar sot dy persona të dyshuar për grabitjen e armatosur që ndodhi të mërkurën në një argjendari në Suharekë, ku pas të shtënave me armë zjarri grabitësit kanë plagosur…

Janë arrestuar sot dy persona të dyshuar për grabitjen e armatosur që ndodhi të mërkurën në një argjendari në Suharekë, ku pas të shtënave me armë zjarri grabitësit kanë plagosur polic në këmbë.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar prokurorja e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren, Ervehe Gashi

Gashi tha se personat e arrestuar dyshohet se iu kanë ndihmuar kryerësve të veprës penale për përgatitjen e grabitjes në Suharekë.

“Janë arrestuar dy persona. Të njëjtit dyshohet se iu kanë ndihmuar kryerësve të veprës penale. Ata janë arrestuar sot pasdite”, ka thënë ajo.