Lajme
Armëpushimi, lirohen 30 palestinezë nga burgjet izraelite
Shërbimi izraelit i burgjeve deklaroi se 30 palestinezë u liruan të martën nga burgjet izraelite në Damon, Megiddo dhe Ofer. Një autobus që besohet se mbante disa nga palestinezët e…
Shërbimi izraelit i burgjeve deklaroi se 30 palestinezë u liruan të martën nga burgjet izraelite në Damon, Megiddo dhe Ofer.
Një autobus që besohet se mbante disa nga palestinezët e liruar është larguar nga burgu Ofer dhe tani ndodhet në Bregun Perëndimor të pushtuar, shkruan CNN.
Hamasi liroi 12 pengje – 10 izraelitë dhe dy shtetas tajlandezë – të martën, sipas qeverisë izraelite.
Sipas kushteve të marrëveshjes së ndërlikuar Izrael-Hamas, Izraeli duhet të lirojë tre palestinezë për çdo peng izraelit të liruar./abcnews.al