Connect with us

Bota

Angli/ 15-vjeçari qëllohet për vdekje me thikë, shokët vajtojnë mes lotësh

Publikuar

Një 15-vjeçar është qëlluar për vdekje me thikë jashtë një shkolle në Angli

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 në Horsforth, Leeds. Adoleshenti u plagos rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital. Por ai nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Në vendngjarje janë mbledhur dhjetëra njerëz, që kanë ndezur qirinj për viktimën. Mes lotëve dhe përqafimeve, të rinjtë kanë ngushëlluar njëri-tjetrin.

Policia e West Yorkshire deklaroi se ka arrestuar një adoleshent, ndërkohë që vazhdon hetimi për ngjarjen e rëndë.

NA NDIQ NË FACEBOOK